Aplikacion
Sipas organizatorëve të Paris 2024, gara e triatlonit për meshkuj, e programuar për sot në orën 08:00, u shty me 24 orë pasi lumi i Senës ende nuk ka arritur në parametrat e duhur për të mos shkaktuar probleme në shëndetin e atletëve.
Shkak ishin shirat e rrëmbyeshëm, vërshimi i ujërave dhe përmbytjet, me mbetjet e shumta që mund të shkaktojnë edhe problemet në lumin e famshëm të Senës, objekt filmash, historish, librash dhe frymëzimi historik.
Niveli i bakterit Esheria Kolit në Senë është më i lartë nga parametrat e parashikuara nga insitutet shëndetësore. Sipas organizatorëve reshjet e forta të shiut kanë vështirësuar shumë planin e tyre për të mbajtur gara në Senë. /ZOOM.AL/
Berisha: Viktima Alfred Dedja, menaxher dhe dëshmitar në vendin ku u copëtua trupi i Jan Prengës