Aplikacion
Faturat janë regjistruar në thesar me datën 26 janar dhe janë paguar menjëherë me 29 janar në përshkrimin “Ndërtim landfill, Incenerator dhe rehabilitimin e vend depozitimit të mbetjeve dhe prodhim e energjisë elektrike”.
Kjo shumë përfaqëson detyrimet e fundit të 2023-t, pasi siç tregon përshkrimi i faturës janë situacionet për muajin tetor dhe nëntor të vitit 2023.
Vetëm në janar të vitit 2024, kompania Integrated Energy BV SPV përgjegjëse për ndërtimin e indceneratorit të Tiranës është paguar nga thesari i shtetit me rreth 2.1 milionë euro, nga të cilat mbi 600 mijë ishin pagesa të prapambetura të Bashkisë së Durrësit dhe 1,5 milionë euro nga Bashkia e Tiranës.
Ndryshe nga investimet e tjera publike inceneratori i Tiranës, i Elbasanit dhe i Fierit kanë marrë pagesa të rregullta në nga buxheti.
Operatorët e tjerë që kanë kontrata e qeverinë presin me muaj pagesën e faturave. Megjithë presionin e opinionit publik dhe shoqërisë civile, kur tashmë është vërtetuar se inceneratori i Tiranës nuk ekziston qeveria dhe Ministria e Financave nuk po sqarojnë faktin se si paguhen fatura pa u kryer punime.
Ligjet që rregullojnë buxhetin e shtetit vijnë në krye të hierarkisë ligjore për nga rëndësia që kanë. Taksapaguesit shqiptare financojnë një seri strukturash ligjore që e kanë për detyrë që të mos çelet asnjë lek nga thesari për punë të pakryer.
Të dhënat e Ministrisë së Financave në relacionin e projektbuxhetit 2024 tregojnë se nga viti 2017 deri në fund të vitit 2023 janë paguar nga buxheti shtetit rreth 122 milionë eurove ndaj tre inceneratorëve, prej të cilëve asnjëri nuk punon.
Shqipëria ka nevoja të mëdha infrastrukturore bazë të tilla si rrugë me standarde, furnizim të rregullt me ujë dhe energji të zonave rurale, por qeveria orientoi fondet publike në disa projekte korruptive, të cilat edhe pse u vërtetuan si të tilla, vijuan të marrin fonde në mënyrë të rregullt nga buxheti i shtetit.
Ndryshe nga projektet e tjera të investimeve publike të cilat marrin gati 50 për qind të financimeve vjetore në muajin dhjetor, madje janë krijuar edhe detyrime të prapambetura, për inceneratorët pagesat kryhen me një korrektësi të paprecedente. /ZOOM.AL/
Pas zbulimit të sasisë më të madhe të heroinës në Gjermani/ Organizatori arrestohet në Shqipëri