zoom

Ekonomi

Tjetër rritje pagash për disa kategori, kur do të hyjë në fuqi vendimi?

Qeveria lajmëroi sot se brenda muajit prill do të miratohen vendimet që do të detajojnë rritjen e pagave dhe indeksimin e pensioneve.

Ministri i Financave, Ervin Mete, nga foltorja e parlamentit gjatë diskutimit për ndryshimet në buxhetin e këtij vitit, sqaroi se nga kjo rritje do të përfitojnë punonjësit e administratës qendrore e vendore, mjekët, mësuesit, policët e ushtarakët, ndërkohë që për pensionistët do të jetë indeksim dhe një bonus në fund të vitit.

“Buxheti 2024 do të vijojë mbështetjen për një rritje domethënëse të pagave, duke bërë të mundur që brenda vitit 2024 të realizohet objektivi i vendosur për një nivel page mesatare prej 900 euro në muaj.

Brenda muajit të ardhshëm pritet që të finalizohen VKM-të që do të detajojnë këto rritje të pagave, që fillojnë nga 1 korriku i vitit 2024”, tha Mete.