zoom

Aktualitet

Tjetër ngjarje e rëndë në Korçë/ 64-vjeçarja i jep fund jetës me fotoksinë

Një tjetër rast vetëvrasjeje u shënua këtë të enjte në Korçë.

Një grua 64-vjeçare në Kuç të Zi vrau veten duke pirë fotoksinë në banesën e saj.

Familjarët e saj e gjetën në gjendje të rëndë shëndetësore dhe njoftuan ambulancën.

Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, 64-vjeçarja ndërroi jetë.

Kjo ngjarje vjen pas asaj të ndodhur para pak orësh, ku një 49-vjeçare u lye me benzinë duke i vënë flakën vetes dhe duke u hedhur nga kati i 4 i apartamentit. Ajo ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.