zoom

Bota

Tjetër gafë e Biden, flet me mikrofon ndezur dhe paralajmëron takim me “Bibin” në Izrael (VIDEO)

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ra në një tjetër gafë dhe pakujdesi, teksa ka harruar mikrofonin ndezur, pas fjalimit të përvitshëm të enjten dhe ka paralajmëruar një takim të rëndësishëm me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Duke iu referuar me nofkën “Bibi”, Bideni i ka thënë senatorit Michael Bennet se i ka kërkuar kryeministrit izraelit një takim.

Ai i është drejtuar me shprehjen “Come to Jesus”, e që i referohet “realizimit ose kuptimit të diçkaje që shpesh shkakton ndryshim të madh”.

Pasi e lajmëruan se gjithçka po incizohet, Bideni ka qeshur dhe ka vazhduar shpejt se “jam me mikrofon ndezur… kjo ishte e mirë”.

Menjëherë pas kësaj, Benneti është dëgjuar duke i kërkuar Bidenit të kërkojë nga Izraeli të lejojë më shumë ndihma për Gazën. /ZOOM.AL/