zoom

Aktualitet

Tjetër aksident me vdekje/ Mjeti bie nga ura, humb jetën drejtuesi

Një tjetër aksident me vdekje ka ndodhur në vend këtë të Mërkurë, pas atij në autostradën Tiranë-Durrës.

Policia njoftoi se rreth orës 13:20, në rrugën Qatrom-Polenë, pranë vendit të quajtur “Ura e Polenës”, shtetasi B. T., rreth 55 vjeç, banues në fshatin Ravonik-Korçë, duke drejtuar një mjet bujqësor tip traktor, ka rënë nga ura.

Për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.