zoom

Aktualitet

Tiranë/ 48-vjeçari vdes nga mbidoza, shoku e “fsheh” në shtëpi: E hodha në përrua se kisha frikë

Zbardhet shkaku i vdekjes së 48-vjeçarit që u gjet i pajetë në datën 13 shkurt të këtij viti në afërsi të përroit të Limuthit, në Bërxullë.

Dyshohet se 48-vjeçari ka ndërruar jetë gjatë kohës që ka qenë duke konsumuar droga të forta, bashkë me shokun e tij, në banesën e tij.

Policia ka arrestuar shtetasin Majdiel Husa  pasi ai nuk ka kallëzuar në Polici ngjarjen që ka ndodhur në banesën e tij në Laprakë.

Majdiel Hysa

47-vjeçari Husa ka deklaruar në polici se e ka mbajtur trupin e pajetë në banesë për disa ditë, nga frika se mund të akuzohej për vrasjen e shokut të tij.

Bashkë me shokun ka qenë duke konsumuar lëndë narkotike në banesën e Majdiel Husës në zonën e Laprakës. Të dy kanë ardhur bashkë nga Gjermania para pak kohësh, të deportuar, kanë shkuar në shtëpi dhe kanë pirë drogë dhe ka vdekur që aty. E ka mbajtur disa ditë në banesë dhe më pas e ka futur në makinë dhe e ka dërguar në Bërxullë me makinë në afërsi të përroit të Limuthit.

Ndërkohë policia sekuestruar sende që dyshohet se janë përdorur prej tyre, për konsumimin e lëndëve narkotike, si dhe automjetin e përdorur nga Husa për transportimin e trupit të pajetë të 48-vjeçarit.

Elton Tahiri

Gjatë kontrollit në banesën e Husës, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar sende që dyshohet se janë përdorur për konsumimin e lëndëve narkotike dhe automjeti i përdorur nga shtetasi 47-vjeçari për transportimin e trupit të pajetë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme./zoom.al/