zoom

Aktualitet

Tiranë/ 25-vjeçarja godet me thikë të dashurin

Një plagosje me thikë u regjistrua këtë të premte në Tiranë.

Sipas policisë, një 25-vjeçare goditi me thikë të dashurin e saj, duke e lënë të plagosur lehtë.

I plagosuri u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa për 25-vjeçaren nisën hetimet.

Policia njoftoi se shkak për ngjarjen është bërë një konflikt për motive të dobëta mes çiftit.