zoom

Aktualitet

Tiranë/ 20-vjeçari plagoset me plumb

Një 20-vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri në orët e para të 1 janarit.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Tiranë, pranë zonës së spitaleve.

Sipas policisë, i riu është plagosur në këmbë nga një plumb qorr gjatë kohës që hidheshin fishekzjarre për të festuar Vitin e Ri, pasi dikush ka qëlluar me armë në ajër.

Në momentin e ngjarjes, i riu ndodhej në oborrin e shtëpisë së tij.

I riu është jashtë rrezikut për jetën.