Aplikacion
Fillimi ishte i shkëlqyer për ekipin e drejtuar nga Gentian Mezani, që kaloi menjehrë në avantazh me sulmuesin Vasil Shkurtaj.
Në avnatazh Laçi luan më mirë dhe i afrohet edhe golit të dytë. Sërish është Shkurtaj, por këtë herë sulmuesi bën më të vështirë duke e nxjerr topin jashtë me portën boshë.
Në disavnatazh Tirana fillon të rritet gradualisht në lojën e saj dhe në fund të pjesës së parë vendosi ekulibrin me mbrojtësin Bruno Lulaj.
Edhe në pjesën e dytë bardheblutë luajnë më mirë dhe kalojnë në avantazh në minutën e 51 me Florent Hasanin, që shënoi një gol mjaft të bukur.
Përfundimisht 2-1 për Tiranën, që qëndron në vendin e dytë në kampionat me 28 pikë, +8 nga Laçi i gjashti…
Ndeshja tjetër e mesditës mes Bylisit dhe Kukësi zhvilluar në stadiumin “Adush Muça” u mbyll 0-0.
Të dyja skuadrat e mbyllën ndeshjen me 10 lojtarë, pasi Arbitri Enea Jorgji ndëshkoi me karton të kuq Aldo Qoshkun dhe Barbosa-n për ndërhyrje të ashpëra. /zoom.al/
Trump nuk përjashton Shqipërinë si vend që mund të presë palestinezët e zhvendosur nga Gaza