zoom

Aktualitet

Tirana tjetër! Mes plehrash, kështu nis viti mësimor për nxënësit e kësaj shkolle

Nxënësit e shkollës “Pal Ëngjëlli” e kanë nisur vitin e ri mësimor mes plehrave. Ndryshe nga fasada e reklamuar e institucioneve arsimore me strandarde, nxënësit e shkollës 9-vjeçare në Tiranë nuhasin çdo ditë aromën e mbeturinave.

Siç shihet në fotot e siguruara nga Zoom.al, plehrat janë të shpërndara kudo në tokë pranë rrethimit me kangjella të institucionit arsimor ku edhe të vegjëlit mësojnë.

“Të mësosh mes pisllëkut”, duket se është motoja e fatit të keq të kësaj shkolle e rrethuar nga mbeturinat.

Në kohën kur flitet standarde dhe objektiva të larta arsimore, në këtë shkollë, e gjendur pranë rrugës “Rexhep Tarja”, në territorin që njihet si zona e ish-degës ushtarake diskutohet për shumë më pak, për diçka fare bazike, të domosdoshme.