zoom

Sport

Tirana sorollat futbollistin Ardit Toli, mesfushori ka gjetur akordin me klubin ukrainas, por…

Ardit Toli mbetet peng i Tiranës. Mesfushori polivalent, i cili fitoi titullin kampion sezonin e shkuar me bardheblutë, është gati për të nisur një aventurë të re në kampionatin ukrainas të futbollit.

Ora News mëson ekskluzivisht se Toli ka gjetur marrëveshjen me Vorskla Poltava, me të cilët do të nënshkruajë një kontratë 2-vjeçare dhe do të arkëtojë rreth 150 mijë eruo në sezon. Por ky operacion nuk mund të realziohet, të paktën për momentin.

Tirana, nuk i jep dokumentat futbollistit, pasi pretendon se Toli është ende nënkontratë me ta. Megjithatë 25-vejçari i hedh poshtë këto prentendim së bashu me agjentin e tij, ndërsa e kanë dërguar çështjen në në dhomën e zgjiedhjes së konflikteve në FSHF.

Burime pranë tij bëjnë me dije për Ora News se çështja pritet të zgjidhte shumë shpejt dhe ai do t’i bashkohet klubit të Vorskla. /zoom.al/