Aplikacion
Muçollari shpjegoi teknikisht se grimcat e rrezikshme në Tiranë janë 2.5 herë më të larta se normalja, gjë që është përgjegjëse për një sërë sëmundjesh tek fëmijët.
Deklarata e Muçollarit:
“Një tjetër alarm për gjendjen katastrofale te ajrit në Tiranë dhe në Shqipëri, vjen nga matjet e sapopublikuara të Organizatës zvicerane IQAir.
Ajo konstaton se në vendin tonë përqendrimi i grimcave të dëmshme në ajër, është gati 3 herë më i lartë se norma që sugjeron OBSH.
Me gjithë shqetësimet e ngritura në mënyrë të përsëritur, qeveria dhe autoritetet shqiptare nuk kanë bërë asgjë.
Rezultati është ky që shohim e thithim përditë në ajër dhe që nga viti në vit ka përkeqësim. Përgjegjëse edhe për një sërë sëmundjesh tek fëmijët. E tregon dhe tabela”. /ZOOM.AL/