Aplikacion
Reparti i avancuar i bardhebluve funksioni në mënyrë të shëkqlyer, duke qenë një kërcënim në çdo zbrijte në sulm.
Disfata mund të ishte më e thellë për krutanët, por portieri Edmir Sali, bëri disa pritje vendimtare.
Në minutën e 14’ Xhixha zhbllokoi takimin, pasi gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Në të 36’ Kallaku dyfishoi shifrat, ndërsa Patrick mbylli llogaritë në minutën e 45’.
Në pjesën e dytë Tirana administroi rezultatin dhe shënoi edhe golin e katërt me Nikqin.
Pas këtij suksesi bardheblutë udhëheqin kampionatin me 25 pikë, +2 nga Partizani që ndjek nga pas. /zoom.al/