Aplikacion
Pavarësisht disa aksioneve të rrezikshme 45’ minutat e para u mbyllën me rrjeta të paprekura. Në pjesën e dytë filloi festivali i goalve me dy gola të shpejtë nga Patrick.
Krutanët shkurtuan diferencën me Santiago Selmanin nga pika e bardhë e penalltisë, por reagimi i bardhebluve ishte i menjëhershëm duke shënuar dhe dy herë te tjera me Berishën dhe Nikqin.
Përfundimisht 1-4 dhe Tirana shkon e qetë në ndeshjen e kthimit që do të luhet në kryeqytet, ndërsa Kastrioti pas kësaj disfate mund t’i thotë lamtumirë Kupës.
Ndërkohë ndeshja tjetër çerekfinale e Kupës së Shqipërisë mes Egantias dhe Laçit zhvilluar në “Arena Egnatia” në Rrogozhinë u mbyllet në barazim 0-0. Me këtë rezultat gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit. /zoom.al/
EMRAT/ Kush ishin dy shënjestrat e atentatit në Berat, ikën me vrap për të shpëtuar nga plumbat