zoom

Sport

Tirana “sheh” nga Europa, Mired Reçi zbulon merkaton: Do të blejnë 4 lojtarë cilësor

Ish-futbollisti i Dinamos, Mired Reçi, ka zbuluar planet e klubit bardheblu për merkaton e verës. Reçi, i cili i qëndron pranë klubit të Tiranës, ishte i ftuar në emisionin “Ora Sport“ në “Ora TV“, ku ka treguar disa prapaskenat e merkatos së bardhebluve në kuadër të përforcimit të skuadrës për kompeticionet e UEFA-s.

“Patjetër që kanë premio. Futbollistët besoj se kanë qenë të lumtur me trajtimin që kanë marrë nga presidenti dhe drejtori. Tani po punohet edhe për katër blerje që do të njoftohen shumë shpejt. Nuk do të jap asnjë informacion tjetër. Janë katër blerje që janë në diskutim dhe janë lojtarë shumë cilësor që do na ndihmojnë për Europën. Do të jenë investime të mira. Janë lojtarë që do i japin cilësi kampionatin tonë, por edhe ekipit nëse merr pjesë në Champions League”, tha Mired Reçi. /zoom.al/