zoom

Slider

Tirana sfidon Besiktas, Shehi: Diferencat janë të dukshme, por e dimë si të luajmë

Trajner i Tiranës, Orges Shehi, doli në konferencën për shtypin, në prag të ndeshjes së kthimit me Beshiktashin.

Duke e pranuar disnivelin me këtë kundërshtar, tha se bardheblutë do të kërkojnë të shfrytëzojnë shanset që do t’u jepen.

“Do të kërkojmë të jemi në vazhdën e ndeshjeve të fundit, edhe pse jemi koshientë që kemi përballë kundërshtar të fortë. Ta nisim ku e lame në ndeshjen e parë. Shpresoj që të kemi një skuadër me ekuilibër, sepse ekuilibri është shumë i rëndësishëm përballë kundërshtarëve të tillë. Sigurisht që ndeshjet më pas vendosen nga episode”, tha Shehi.

Diferencat – “Ekipe me buxhete të tilla është më mirë t’i përballësh më vonë. Me përvojën që kam unë, është hera e parë që përballemi me kundërshtar të nivelit të tillë. Do të futemi në fushë për të dhënë më të mirë, me synimin për ta kthyer rezultatin. Shanset varen nga situatat që do të krijohen gjatë lojës, që të afrojnë apo të të largojnë nga objektivi”, shtoi ai. /zoom.al/

Related Posts

None found