Aplikacion
Me këtë sukses bardheblutë ngjiten në kuotën e 63 pikëve, +16 nga Laçi, rivali më i afërt në Superiore dhe hipotekojnë kështu titullin kampion.
“Makina” e Shehit funksionon në mënyrë të shëkqlyer, mbi të gjitha binomi Xhixha-Seferi, që merren vesh me sy mbyllur.
Redon Xhixha, zhbllokoi takimin në minutën e 37’ dhe ky fraksion u mbyll me shifrat 0-1 për bardheblutë.
Në pjesën e dytë filloi festivali i golave me Totren dhe Nikqin që brenda 6’ minutash shënuan dy herë, 62’ dhe 68’.
Në epërsi Tirana qarkullon topin dhe në frymarrjet e fundit të takimit i dha goditjen e nokautit Skënderbeut me Seferin, që realizoi nga pika e bardhë e penalltisë.
Ky ishte goli i 15 sezonal për Seferin, që udhëheq klasifikimin e golashënuesve.