zoom

Sport

Tirana nuk ngre kokë, ngec në derbin me Dinamon. Partizani shans për shkëputje

Bardheblutë nuk po ngrenë kokë në kampionat, me ulje-ngritje rezultatesh, duke mbetur në kuotën e 14 pikëve. Superliga shqiptare e futbollit është në javën e dhjetë, teksa këtë të shtunë gjithçka nisi në “Selman Stërmasi”, aty ku Tirana vendase barazoi 1-1 me Dinamon në derbin e kryeqytetit. Në 17:00 luhen dy ndeshjet e fundit për këtë javë, Skënderbeu pret Egnatian kryesuese, ndërsa Teuta luan me Partizanin.

Në “Selman Stërmasi” Tirana dhe Dinamo barazuan 1-1 në derbin e kryeqytetit. Bardheblutë e Julian Ahmataj për ndeshjen e tretë radhazi nuk kanë dalë te tri pikët e plota, ndërsa marrin një barazim pas dy humbjeve. Nga ana tjetër, Dinamo me trajnerin e ri Dritan Mehmeti merr një pikë me vlerë në garën për të dalë nga zona e ftohtë. Në një atmosferë “të akullt” dhe me pak tifozë, shto këtu edhe terrenin e keq të fushës, skuadrat lanë pak vend për cilësitë teknike. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e bardhebluve, me Hasanin që shënoi në minutën e 40-të.

E premte:

Kukësi 1-0 Vllaznia

Erzeni 0-0 Laçi

E shtunë:

Tirana 1-1 Dinamo

17:00 Skënderbeu – Egnatia

17:00 Teuta – Partizani

Në pjesën e dytë ishte Denisson Silva që barazoi gjithçka në të 52 minutë. “Nëndetësja” mbeti me një lojtar më pak në të 74 minutë, me Goudiby që la Dinamon me një lojtar më pak, duke sjellë edhe acarimin e tifozëve në tribunën qëndrore, pas gjestit ofendues nga lojtari. Në fund 1-1 dhe dy skuadrat ndajnë nga një pikë. Tirana me 14 pikë mban vendin e katërt, ndërsa Dinamo sërish mban vendin e fundit me tetë pikë. /ZOOM.AL/

Related Posts

None found