Aplikacion
45’ minutat e para u mbyllën me Tiranën në avantazh, që kaloi në epërsi me mesfushorin Limaj, i cili shënoi me një goditje potente.
Kryesisht kjo pjesë, foli për vendasit që ishin superior, ndërsa Teuta mendoi më tepër për mbrojtjen.
Bardheblutë u relaksuan para kohe dhe tifozët nisën dalëngadalë festën e titullit.
Pjesa e dytë foli e gjitha për Teutën që shpërdoroi mundësi flagrante për të barazuar, madje Emiljano Vila gaboi edhe vetëm pesë metra para portës me Bekaj që shpëtoi gjithçka.
Por goli ishte vetëm çështje kohe për Teutën që në minutën e 73 gjeti rrjetën.
Një krosim i bukur i Emiljano Vilës nga e majta gjeti Plakun që me kokë arriti të mposht Bekajn.
Të tradhtuar nga nervat, te Tirana kishte edhe një ndëshkim me karton të kuq në fund pasi Xhixha e teproi me kundërshtimin e tij ndaj kryesorit i tregoi të kuqin. /zoom.al/