Aplikacion
Shijakasit kanë vënë disa herë në vështirësi bardheblutë, por pa arritur të shënojnë.
Ilirid Ademi drithëroi portën e Bekajt në pjesën e parë të takimit, por topi i goditur prej tij u ndal në traversë.
Tirana shfaqet më e rrezikshme në pjesën e dytë të lojës, kur i afrohen golin pas një goditjeje me kokë, por shtylla i mohon festën.
Për të shkuar te goli janë dashur 83 minunta lojë. Kryeqytetasit kërkojnë të finalizojnë një aksion të bukur, por topi preket me dorë në zonë.
Lojtarët e Tiranës kërkojnë menjëherë penallti, ndërsa Jorgji ka kërkuar ndihmën e VAR-it për të parë pamjet në monitor.
Arbitri drejton dorën nga pika e bardhë e penalltisë, nga ku Hasani fiton duelin me Xhikën dhe i jep epërsinë skuadrës së Shehit.
Erezni përpiqet të mos dalë pa pikë nga “Niko Dovana“, por kur po luhej minuta e 4-t e shtesës, Hasani e dërgon sërish topin në rrjetë.
Tirana fiton me shifrat 2-0 dhe shkon kështu në kuotën e 34 pikëve, duke u shkëputur me 4 pikë larg Partizanit në krye të renditjes. /zoom.al/