Aplikacion
Ndeshja ishte e luftuar dhe u vendos nga një gol i shënuar nga Kristal Abazaj në minutë ne 43-të.
Bardheblutë shkojnë në kuotën e 56 pikëve në krye të tabelës së klasifikimit pas javës së 30-të.
Ndërkohë në “Niko Dovana” Teuta ka dalë fituese në derbin me Erzenin.
Durrsakët kanë fituar me rezultatin 2-0, duke marrë tre pikët pas një periudhe të gjatë pa fitore.
Goli i parë mban firmën e Kallakut, që zhbllokoi shifrat në minutën e 64-t me penallti.
Ndërkohë në të 77-n ishte Lorenco Villa ai që hipotekoi fitoren.
Teuta del nga zona e ftohtë dhe barazon me pikë Erzenin. Këta të fundit vazhdojnë të humbasin terren në renditje.
Nga dëshira për Europë, tashmë shijakasit mbërthehen nga paniku i mbijetesës, teksa gjenden vetëm 5 pikë larg vendit të 9. /zoom.al/