Aplikacion
Korçarët e nis mjaft mirë ndeshjen, pasi kaluan në avantazh në minutën e 3 Nikaj tundi rrjetën pas një aksion personal.
Skënderbeu i afrohet sërish golit, por nuk arrin të realizoj dhe me pas Tirana gjeti barazimin në minuten e 44’ me sulmuesin Kaina, që shënoi me kokë dhe pjesa e parë u mbyll 1-1.
Në fraksion e dytë traversa shpëton bardheblutë! Gjuajta e Jurit u ndal nga traversa. Shpëton me fat Tirana, që ndryshon marsh dhe në minutën e 77’ kaloi në avantazh.
Qefalija përfiton nga një top i mbetur në zonë dhe arrin të mposht portierin Alia. Në kohën shtesë Tirana gjeti edhe golin e tretë me sulmuesin Hasani, që e vulosi rezultatin në 3-1. /zoom.al/