Aplikacion
Bardheblutë kanë bërë detyrën e tyre duke mundur edhe Egnatian, një tjetër rival që kërkon mbijetesën, pasi më herët mposhtën Skënderbeun.
Që në sekondat e para të ndeshjes, pa u mbyllur ende minuta e parë, do të vinte goli i Xhixhës.
Në minutën e 53 ishte Hoxhallari që realizoi një perlë nga goditja e dënimit, ndërsa Najdovski përmbylli gjithçka në 0-3.
Nga krahu tjetër Kastrioti po vazhdon me një formë fantastike nën drejtimin e trajnerit Çela.
Kukësi kaloi i pari në avantazh me Mustën në minutën e 6, por VAR do ta anulonte për faull në nisje të aksionit.
Verilindorët po krijonin më tepër raste, por krutanët i mjafton një mundësi që të shënojnë. Kështu ndodhi edhe këtë herë, teksa në të 56 ishte Greca me një gjysmë roveshatë që i dha tre pikët Kastriotit.