Aplikacion
Kur ata janë në formë, edhe Tirana është në formë. Dyshja fantastike e sulmit, Redon Xhixha dhe Taulant Seferi, ishin në mbrëmjen e tyre më të mirë dhe këtë e dëshmuan që në startin e takimit. Në minutën e 5’të shënoi Xhixha për epërsinë e bardhebluve, ndërsa në minutën e 19’të dyfishoi Najdovski.
Goli i tretë vjen 9 minuta më vonë me Seferin, përpara se Xhixha të shënojë sërish për dopietën e tij në këtë mbrëmje dhe për t’i mbyllur njëherë e mirë llogaritë në këtë ndeshje. Laçi shënoi në pjesën e dytë me Julian Shehu nga pika e bardhë, një gol që vleu vetëm për statistikë për rezultatin përfundimtar 4-1.
Në stadiumin “Zeqir Ymeri”, Kukësi mori një barazim përballë Teutës në minutat e fundit të shtesës. Rubin Hebaj shënoi në minutën e 77’të për epërsinë e miqve, ndërsa Edi Basa në minutën e 90′ shënoi për baraspeshën duke shmangur humbjen e dytë për Kukësin.
Tirana kryeson kampionatin me 59 pikë, menjë diferenë prej 6 pikësh nga Laçi si ndjekësi më i afërt , ndërsa Kukësi mbetet në vendin e tretë me 38 pikë./ E.S