zoom

Sport

Tirana i rrëmben kreun Partizanit, Vllaznia thyen Kukësin dhe ngjitet në podium

Tirana ka marr një fitore tepër të rëndësishme në stadiumin “Selman Stërmasi” duke mundur Egnatian me rezultatin 1-0.

Me këtë sukses bardheblutë ngjiten në krye të Superiores me 21 pikë të grumbulluara në 11 ndeshje.

45 minutat e para u mbyllën 0-0, në fillim të fraksionit të dytë, Patrik zhbllokoi takimin duke kaluar Tiranën në avantazh.

Në epërsi bardheblutë administruan rezultatin dhe në fund morën tri pikë tepër të rëndësishme për klasifikimin.

Zhgënjen Partizani, që u mposht nga Laçi 1-0 në Kurbi dhe zbret në vendin e dytë të Superiores. Kurbinasve u ka mjaftuar goli i mesfushorit Serxho Ujka për të zgjatur serinë e rezultateve pozitive.

Ujka shënoi një gol mjaft të bukur falë asisit të kapitenit Mentor Mazrekaj. Kjo ishte fitorja e tretë radhazi për Laçin që ngjiten në vendin e 6 me 14 pikë.

Fiton edhe Vllaznia, që mundi me rezultatin 1-0 Kukësin me gol të mbrojtësit Esin Hakaj. Me këtë fitore kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Josa, ngjiten në podiumin e kampionatit me 18 pikë, 3 larg Tiranës. /zoom.al/