Aplikacion
Sfida u zhbllokua nga Florent Hasani në minutën e 13’, i cili konvertoi në gol një penallti. Najdovski dyfishoi shifrat për bardheblutë në minutën e 24’ dhe pjesa e parë u mbyll 2-0 për Tiranën, që shkoi në dhomat e zhveshjes edhe në superioritet numerik, pasi futbollisti i Kastriotit, Zajsar Arapi u ndëshkua me të kuq.
Edhe pse me një lojtar më pak Kastrioti insiston më tepër në pjesën e dytë dhe tundi dy herë rrjetën.
Iseni shkaktoi autogol në tentativën për të larguar topin e dërgoi në rrjetën e tij, ndërsa në minutën e 82’ Ajazi vendosi baraspeshën nga pika e bardhë e penalltisë.
Në ndeshjen tjetër, Kukësi fitoi me shifrat 2-1 kundër Teutës në “Kukës Arena”, por festojnë durrsakët që kualifikohen në fazën tjetër fal fitores 2-0 në stadiumin “Niko Dovana” 2-0. /zoom.al/
EMRAT/ Kush ishin dy shënjestrat e atentatit në Berat, ikën me vrap për të shpëtuar nga plumbat