Aplikacion
Dëshira e Ajetit është të qëndroj në Italia dhe po pret oferta nga Serie B, por për momentin nuk ka asgjë konkretet.
Ndërkohë mësohet se Tirana është gati ti ofroj 20 mijë euro në muaj për të veshur fanellën e bardhebluve.
Një shifër e lartë, por kamponët e Shqipërisë, kërkojnë të jenë dinjitoz në prezantimin në Europë, ndërkohë Ballkani është i gatshëm ta tejkaloj këtë shifër, nëse Ajeti zgjedh ekipin e Dajës për të vazhduar karrierën.
Në sezonin e fundit, Ajeti, grumbulloi 22 ndeshje në Serie C, prej të cilave 20 si titullar.
Gjatë karrierës së tij futbollisti i kombëtares ka luajtur në Serie A për tre sezone me Frosinone-n, Torino-n dhe Crotone-n . Gjithashtu ai ka veshur edhe fanellën e Base, ku për 5 sezone fitoi 5 herë titullin kampion. /zoom.al/