E mërkurë, 29 Nëntor, 2023
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt
Zoom.al
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • Login
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
No Result
View All Result
Zoom.al
Home Politikë

Tirana dënon vrasjen e policit në Kosovë: SHBA-BE të ulin palët, rrezikojmë konflikt të armatosur

24/09/2023
in Politikë, Slider
0
Tirana dënon vrasjen e policit në Kosovë: SHBA-BE të ulin palët, rrezikojmë konflikt të armatosur
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Tirana zyrtare dënoi sulmin në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë një efektiv i policisë dhe u plagos kolegu i tij. Duke shprehur mbështetjen për Kosovën në këto momente të vështira, Presidenti Bajram Begaj kërkoi nga faktori ndërkombëtar të reagojë për të ulur tensionet.

“I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të reagojë me vendosmëri ndaj urdhëruesve dhe zbatuesve të këtij akti tejet të rëndë për stabilitetin e Kosovës dhe paqen në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjen e policit të vrarë. Në këto momente nevojitet më shumë se kurrë qetësi, maturi dhe bashkëpunim i ngushtë me KFOR dhe aleatët”, tha Bajram Begaj në rrjetet sociale.

Ngjarjen e shënuar në orët e para të mëngjesit kryeministri Edi Rama e konsideroi një kambanë të madhe alarmi, që tregon për rrezikun e përshkallëzimit të krizës në Veri në një konflikt të armatosur. Zgjidhjen Edi Rama e sheh vetëm në tryezën e dialogut.

“Komuniteti euroatlantik duhet të mbledhë të gjithë forcën e tij imponuese dhe të ulë pa kthim, Kosovën dhe Serbinë në tryezën e Dialogut të Normalizimit. Thirrja e një konference të jashtëzakonshme paqeje, nën mbikqyrjen e garancinë e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara, e njëkohësisht marrja e të gjitha masave të jashtëzakonshme me KFOR-in, për moslejimin e eskalimit të mëtejshëm të situatës, janë një domosdoshmëri strategjike jo vetëm për rendin e sigurinë në Kosovë sot, po edhe për paqen e të ardhmen e rajonit nesër, përpara sesa kriza e zgjatur në Veriun e Kosovës të dalë jashtë kontrollit e të kthehet në një zjarr destabilizues për krejt rajonin”, deklaroi Edi Rama në “Twitter”.

Ndërsa ministri i Jashtëm Igli Hasani bëri apel që Kosova ta trajtojë situatën me maturitet dhe të gjejë zgjidhjen duke bashkëpunuar me aleatët.

“Dënojmë me ashpërsi sulmin me armë ndaj Policisë dhe shtetit të Kosovës. Akti i sotëm kriminal është kërcënim për sigurinë e stabilitetin e rajonit tonë dhe autorët duhet të përballen sa më parë me drejtësinë. Shqipëria është në krah të Kosovës në këto momente të vështira që kërkojnë gjakftohtësi, në bashkëpunim të ngushtë me aleatët e partnerët.”

Edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi duke kërkuar nga Serbia të distancohet nga ngjarja.

Në këtë çast kritik të betejës kundër krimit jemi në krah të punonjësve të Policisë së Kosovës dhe autoriteteve të vendit teksa punojnë për vënien e autorëve të kësaj ngjarje të rëndë para ligjit.
Ju bëj thirrje autoriteteve të Beogradit të dënojnë dhe të distancohen prerazi nga kjo ngjarje e rëndë dhe nga gjuha e aktet destabilizuese.

Kjo ngjarje e rëndë vjen vetëm pak javë pas tensioneve që u regjistruan kur kryetarët e zgjedhur të komunave u futën në godina për të ushtruar detyrën.

ADS

Bëhuni pjesë e Zoom.al 👇👇

Tags: begajHasaniRamatirana denon sulminvrasja e policit ne kosove

Related Posts

None found

ShareTweetSend

Të lidhura

Rama uron “thatë” për festën e Çlirimit, me pamje nga “Varrezat e Dëshmorëve”
Politikë

Rama uron “thatë” për festën e Çlirimit, me pamje nga “Varrezat e Dëshmorëve”

29/11/2023
Rama kujton 68-vjetorin e lindjes së Adem Jasharit: Erdhe Ditën e Flamurit, ike si monument…!
Politikë

Rama kujton 68-vjetorin e lindjes së Adem Jasharit: Erdhe Ditën e Flamurit, ike si monument…!

28/11/2023
As festat s’e bashkojnë dot politikën shqiptare. Berisha për Ramën: Vuri sot kurorën e fundit…!
Politikë

Presidenti Begaj uron festën: Dita e Flamurit, simboli përfaqësues dhe përbashkues i shqiptarëve

28/11/2023
Kryeministri Rama uron Pavarësinë me një foto pikante. Axhenda festive e ditës së sotme
Politikë

Kryeministri Rama uron Pavarësinë me një foto pikante. Axhenda festive e ditës së sotme

28/11/2023
Beleri për median greke: Kush s’pëlqehet nga Rama, persekutohet! Në Shqipëri ligji nuk funksionon
Politikë

Beleri për median greke: Kush s’pëlqehet nga Rama, persekutohet! Në Shqipëri ligji nuk funksionon

28/11/2023
Batuta e pavend e Ramës, e quan Ismail Qemalin “gjyshi im”: Nuk e shikoni ngjashmërinë…?!
Politikë

Batuta e pavend e Ramës, e quan Ismail Qemalin “gjyshi im”: Nuk e shikoni ngjashmërinë…?!

27/11/2023
Lajm i rradhës
Grupi i armatosur në Kosovë ka lidhje me Wanger? Dyshimet e policisë

Grupi i armatosur në Kosovë ka lidhje me Wanger? Dyshimet e policisë






ADS

Të fundit

Aktualitet

Makina në korsinë e kundërt i preu rrugën kamionit, 4 shqiptarë të plagosur në Kroaci

29/11/2023
Sport

Zuri vendin e dytë në grup, Zvicra vendos fatin e trajnerit Murat Yakin

29/11/2023
Aktualitet

I arrestuar për abuzim me tenderë, ish-kryebashkiaku Lefter Alla kërkon lirinë

29/11/2023
Bota

NATO dhe BE, të shqetësuar për sigurinë në Ballkan. Gjermania dërgon trupa shtesë në Kosovë

29/11/2023
Aktualitet

Komunistët “pushtojnë” Varrezat e Dëshmorëve, parulla për Enver Hoxhën dhe Stalinin!

29/11/2023
Aktualitet

Interpol Tirana arreston në Gjermani 42-vjeçarin e kërkuar për narkotrafik

29/11/2023
Aktualitet

Video seksuale me Gjicin në zyrë, Gjykata e Lartë lë në fuqi masën ndaj Alma Kaçit

29/11/2023
Politikë

Meta dhe partia e tij festojnë të ndarë 29 Nëntorin, kurora me lule te “Varrezat e Dëshmorëve”

29/11/2023
Aktualitet

Argjendaria u grabit nga 4 persona, njëri priste në makinë. Kapen nga kamerat e sigurisë

29/11/2023
Aktualitet

Shkodra feston për herë të parë 29 Nëntorin! Vendoset ylli komunist, me thirrjet “Enver Hoxha”…

29/11/2023
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In