Aplikacion
Bardheblutë kanë zyrtarizuar futbollistin Ardit Hila, i cili vjen si lojtar i lirë pasi mbylli bashkëpunimin me Kukësin.
29-vjeçari nga një lojtar formacioni, për shkak të përplasjeve me trajnerin Diego Longo, u dërguar te ekipi U21 i Kukësit dhe shpesh herë nuk i kurse thumbiet në distancën për italianin.
“Ardit Hila është emri më i ri që i bashkohet Klubit të Futbollit Tirana. Mesfushori dhe klubi kanë arritur dakordësinë e bashkëpunimit. Hila është prezantuar sot me ekipin dhe stafin teknik dhe do të fillojë menjëherë punën me skuadrën. Mirëseerdhe Ardit”, thuhet në njoftimin e Tiranës.
Hila është afrimi i tretë te bardheblutë, që kanë firmosur me Albano Aleksin dhe Florent Hasanin./zoom.al/