zoom

Slider

Tirana bëhet me “krahë”, klubi prezanton zëvendësuesin e Seferit

Tirana rikthen në skuadër sulmuesin anësor, Elvi Berisha, i cili vjen pas aventurës me Skënderbeun në Abissnet Superiore.

Berisha vjen si një zëvendësues i Taulant Seferit, që finalizoi kalimin e tij në Ukrainë te Vroskla Poltava, pas shkëlqimit me bardheblutë.

Berisha është një produkt i Tiranës dhe ka mbajtur veshur fanellën bardheblu që nga ekipi i akademive deri në vitin 2017, ku më pas u transferua në Spanjë te Leganes B.

23-vjeçari gjithashtu ka veshur edhe fanellën e Laçit në Superiore, para se të kalonte te Skënderbeu në janar të vitit 2020.

Elvi Berisha kthehet në shtëpi për të dhënë kontributin e tij te Tirana, që synon të mbroj titullin kampion. /zoom.al/