zoom

Slider

Tirana barazon në “frymëmarrjet” e fundit të lojës, Lushkja mban gjallë shpresën e bardhebluve

Tirana ka barazuar sot me shifrat 1-1 kundër Dinamos së Batumit në ndeshjen e parë të turit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Ishin gjeorgjianët ata që gjetën të parët rrugën e rrjetës.

Flamarion e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 67, duke ndëshkuar Tiranën në momentin më të mirë të saj.

Por bardheblutë nuk dorëzohen deri në fund të takimit.

Orges Shehi ndërhyn me zëvendësime, të cilat japin efektet e tyre.

Ishte Regi Lushkja ai i cili ndezi stadiumin “Air Albania”.

Goditja e tij me kokë përfundoi në rrjetë dhe Tirana shënoi golin e barazimit në minutën e 93-të.

Pas këtij barazimi, kualifikimi mbetet i hapur në ndeshjen e kthimit. /zoom.al/