zoom

Bota

TikTok do të mbyllet edhe në SHBA, reagon Trump

Aplikacioni i TikTok është drejt mbylljes edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nga e diela, qytetarët nuk do të kenë mundësi të përdorin më TikTok, nëse aplikacioni nuk shitet te një pronar tjetër.

Ky është vendimi i marrë edhe nga Gjykata e Lartë, që ka mbështetur ligjin që mund të ndalojë aplikacionin në SHBA.

Sipas gjykatës, rreziku për sigurinë kombëtare i shkaktuar nga lidhjet me Kinën tejkalon shqetësimet për kufizimin e lirisë së shprehjes nga aplikacioni.

Pas vendimit të Gjykatës së Lartë, presidenti Donald Trump reagoi duke deklaruar se verdikti përfundimtar i takon atij.

“Përfundimisht vendimi varet nga unë. Ju do të shihni se çfarë do të bëj”, theksoi Trump.

Postime të lidhura