zoom

Slider

Tifozët e Partizanit thumbojnë bardheblutë: Erdhi ndeshja e shumëpritur kundër minjve, kujdes!

Mbrëmjen e të mërkurës do të luhet derbi Tirana-Partizani. Në prag të ndeshjes që ndez kryeqytetin, kanë nisur edhe ngacmimet e para në rrjetet sociale.

Tifogrupi i Partizanit, “Ultras Guerrils”, ka filluar me thumbimet në rrjetet sociale kundër Tiranës dhe “Tirona Fanatisc”.

“Nesër luhet ndeshja e shumëpritur kundër minjve. Grumbullimi fillon që në mëngjes tek Baza 46, ku do të keni mundësi të pajiseni me biletat e fundit*. Ora 17:00 do të jetë orari zyrtar i grumbullimit për marrshimin tradicional drejt stadiumit.

Ështe shumë e rëndësishme që të gjithë tifozët të jenë pajisur me shalla, flamuj dhe të ndjekin instruksionet preçize për organizimin e tifozllikut dhe koreografisë. Këto instruksione do të jepen përpara nisjes së marrshimit dhe gjatë hyrjes në stadium. Vazhdon me ritme të shpejta shitja e biletave, ftojmë të gjithë tifozët e kuq të nxitojnë të pajisen sa më parë për të evituar problemet e momentit të fundit”, shkruhet në komunikatën e UG. /zoom.al/