Aplikacion
Derbi i tretë sezonal ndërmjet Tiranës dhe Partizanin vjen shumë ndryshe, me shifra dhe statistika që shumë pak veta e imagjinonin. Ajo që nuk ndryshon është magjia e këtij takimi, një sfidë e përjetshme, e mbushur plot rivalitet.
Kjo është vënë re edhe gjatë pjesës së parë të sfidës ku spektakli i fushës ia ka lanë vendin atij të tribunave. Tifoizeritë respektive kanë rezervuar keorografi të veçanta, ndërsa nuk mungoi edhe spektakli i fishekzjarreve. Kjo ka detyruar arbitrin që të ndërpresë për pak momente ndeshjen deri në qetësimin e situatës.
Ekipi i Shehit ka dominuar totalisht jo vetëm Partizanit por të gjithë rivalët, për këtë arsye qëndrojë të vetëm në krye, në kuotën e 52 pikëve, 8 më shumë se Laçi i vendit të dytë dhe plus 19 pikë në raport me Partizanit, shifra që tregojnë qartë supermacinë e bardhebluve.