Aplikacion
Slogani i zgjedhur këtë herë nga tifogrupi i kombëtares, ka tërbuar mediat serbe.
Tifozët kuqezi shpalosën një koreografi me mesazh të veçantë. Në një televizor shihej harta e Shqipërisë së Madhe dhe në tekst shkruhej: “Shtetet e Bashkuara të Shqipërisë”.
Për serbët, ky është një reklamim i hapur i Shqipërisë së Madhe ndërsa vendosën në dukje edhe thirrjet UÇK.
“SKANDAL NË TIRANË! Në tribuna u shfaq flamuri i Shqipërisë së Madhe dhe slogani i UÇK-së! turp!” – Shkruan Kurir.
Telegraf.rs thekson në titull: “Skandal në ndeshjen e Ligës së Kombeve: Shqiptarët shfaqin një pankartë me hartën e “Shqipërisë së Madhe” dhe një mesazh sipër saj”. /zoom.al/