zoom

Lajme

“Tifozët kuqezi” publikojnë itinerarin për nesër, çfarë shkruajnë mediat kroate për Shqipërinë

Tifozët “Kuq e Zi”, pritet të jenë të shumtë në numër edhe të mërkurën në sfidën e dytë të vlefshme, për Grupin B të Euro 2024, që do të luhet në Hamburg ndaj Kroacisë.

Pak çaste më parë, ata kanë publikuar edhe detajet e organizmit, për të gjithë tifozat kuqezi, që do të jenë prezent, ditën e nesërme në Hamburg.

Kurse media kroate “24 sata” ka publikuar një shkrim para ndeshjes Kroaci–Shqipëri, e cila luhet nesër në orën 15.00 në kuadër të Euro 2024.

Kroacia e ka nisur keq Euro2024, duke humbur 3:0 ndaj Spanjës dhe Shqipëria pësoi humbje 2:1 nga Italia.

“Shqiptarët në Kroaci: Kroacia është në zemrat tona, Shqipëria në kokën tonë”, është titulli i medias kroate. “Çiro Blazheviç është një legjendë mes nesh shqiptarëve. Më kujtohet kur u tha lojtarëve të Prishtinës: ‘Nëse nuk dini të gjuani mirë, gjuani gjithmonë në portë’, na thotë Shaip Ziberi për median vendase. /ZOOM.AL/