Aplikacion
Në pamje shihet momenti kur 41-vjeçarja qëndron e ulur në divan ndërsa bashkëshorti i qëndron tek koka duke e kërcënuar e ofenduar me fjalë banale në sy të fëmijëve.
Një prej tyre filmon momentin, ndërsa tjetri qëndron mes prindërve në përpjekje për të ndaluar të atin që t‘i afrohet nënës së tij.
Në video Xhemal Loka dëgjohet duke i thënë: Do t’i q** robt! T’i shk****ej robt mu në vorr! A dëgjove oj Bedrie? Nuk fut dot kërkush turinjtë!
“Kush është ai që fut turinjtë“, i kthehet ajo, ndërsa 45-vjeçari i kthehet: As…. e as kërkush…“
Xhemal Loka në dëshminë e tij ka deklaruar se nuk e ka dhunuar bashkëshorten dhe sipas tij ajo vrau veten për shkak të disa fotove denigruese të publikuara në një adresë TikTok të hapur në emër të saj.
Por dëshmitë e fëmijëve të çiftit, si edhe videot e filmuara nga ata, “fundosën“ 45-vjeçarin, duke zbuluar dhunën fizike e psikologjike që ka ushtruar ndaj të ndjerës.
Ai u la në qeli nga Gjykata e Durrësit dhe akuzohet se ka nxitur gruan e tij drejt vetëvrasjes.
View this post on Instagram