zoom

Të gjitha

Thjesht WOW ! Xhensila Myrtezaj “çmend” fansat me look-un e ri

Këngëtarja shqiptare, Xhensila Myrtezaj mbetet ndër emrat më të komentuar në mediat rozë. Krahas projekteve muzikore, artistja nga Shqipëria merr vëmendje edhe me paraqitjet në rrjetet sociale. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe së fundmi, kur Xhensila ka prezantuar look-un  e ri duke befasuar fansat e saj.

Këngëtarja është shndërruar në bionde teksa ka sjell edhe disa imazhe të reja provokuese për të zbuluar ndryshimin teksa shihet pranë bregdetit.

Xhensila shihet e veshur në një fustan rrjetë ngjyrë jeshile duke mos I lë vend imagjinatës, ndërsa flokët bionde i ka të valëzuara duke kombinuar pamjen me makijazh të theksuar dhe aksesor.

Ajo duket në formë të mrekullueshme duke vënë në pah edhe format e turpit. Ndërkohë, kujtojmë që aktualisht po shijon suksesin e bashkëpunimit me Elgit Dodën “A e din”, teksa ka paralajmëruar duetin me Noizyn./L.K

/Zoom.al