zoom

Aktualitet

Thikë në gjoks, si u qëllua 19-vjeçari në Elbasan?

Dalin detaje të reja nga ngjarja e rëndë që tronditi mbrëmjen e së premtes qytetin e Elbasanit.

Një sherr i çasti ka shkaktuar pasoja të rënda për një familje nga Elbasani, ku 28 vjeçari Florenc Kovaçi ka humbur jetën, ndërsa vëllai i tij 19-vjeçari Mikele Kovaçi është plagosur rëndë dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë. Behet me dije se Mikele Kovaçi ka marrë plagë të rënda me thikë në gjoks, ndërsa është goditur edhe me mjete të forta në pjesën e kokës duke i shkaktuar plagë të rënda.

“I plagosuri ka marrë plagë të rënda kryesisht me thikë në pjesën e gjoksit, janë disa plagë më konfirmojnë edhe bluzat e bardha në qytetin e Elbasanit ku 19-vjeçari ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Po ashtu ka pasur edhe goditje me mjete të forta në pjesën e kokës çka i kanë shkaktuar fraktura të shumta”, raporton Duka.

28 vjeçari Florenc Kovaçi, mbeti viktimë e këtij sherri i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor.