zoom

Aktualitet

Theu xhamin e mjetit të turistëve italianë dhe u vodhi 2500 euro, arrestohet i liruari nga amnistia

Policia ka arrestuar autorin e grabitjes së një shume parash brenda automjetit të një çifti italian në Vlorë.

I sapoliruari nga Amnistia theu xhamin e makinës dhe mori brenda mjetit  2500 euro.

Uniformat blu janë vendosur në ndjekje të autorit të dyshuar dhe e kanë vendosur në pranga pasditen e sotme në lagjen 28 Nëntori.

Kur autori i ka piksur ka braktisur mjetin me të cilin lëvizte dhe ka tentuar të ikë me vrap.

Pas ndjekjes nga forcat e policisë për më shume se 10 minuta në lagjet e Vlorës është bërë e mundur arrestimi i tij.

Sipas informacioneve i ndaluari është 35-vjecari, Ervis Myrtaj, i cili sapo kishte dalë nga burgu pasi përfitoi nga amnistia 10 ditë më parë.