zoom

Aktualitet

Theu masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe doli të shiste hashash, kthehet në qeli 28-vjeçari

Policia e Shkodrës njoftoi se ka zhvilluar një operacion në kuadër të arrestimeve antidrogë “Tempulli 2”. Në pranga u vendos një 28-vjeçar, që theu masën e sigurisë për të shitur kanabis sativa.

“Komisariati i Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, kapi në flagrancë dhe vuri në pranga shtetasin E. L., 28 vjeç, banues në Shkodër”, tha policia vendore.

Nga kontrolli fizik, 28-vjeçarit iu gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza, gati për shitje. Më tej, nga verifikimet rezultoi se ky shtetas aktualisht ishte me masë sigurie “arrest në shtëpi”, e caktuar nga Gjykata e Tiranës, për veprën penale “mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Shkodër. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura