zoom

Aktualitet

Theu masën e arrestit të Gjykatës për dy akuza, kapet 27-vjeçari kuksian (EMRI)

Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Kukësit, pasi akuzohet se theu masën e ‘arrestit shtëpiak’, për dy akuza, e vendosur nga Gjykata e Rrethit.

Bëhet fjalë për shtetasin Blendur Domi, i cili u lokalizua dhe kap në lëvizje nëpër qytet.

NJOFTIMI:
“Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, kapet dhe vihet në pranga 27-vjeçari. Në kuadër të operacionit policor kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, si rezultat i kontrolleve të mbështetura te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin B. D., 27 vjeç, banues në fshatin Malçenë, Kukës.

Ky shtetas kishte thyer masën e sigurisë në “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme”. /ZOOM.AL/