Aplikacion
Modelja ka treguar se ish i fejuari i saj, e ka tradhtuar atë me bashkëshorten e tij aktuale vetëm dy muaj para dasmës, e cila ishte shoqja e ngushtë e saj.
Teksa Vesa mes lotësh po tregonte versionin e saj të historisë, një ndër konkurentët i uroi më të keqen futbollistit.
“Duhesh të marrësh kohë për vete, ti e di sa e mirë je, e dimë edhe ne të tjerët, edhe qaj kot më për një qen e për tjerë që s’ia vlejnë. Kurrë gol mos shënoftë, e theftë këmbën”, u shpreh Azemi.
Mirëpo mesa duket këto “mallkime” i kanë rënë futbollistit pasi së fundmi ai ka pësuar një lëndim në gjuhë gjatë stërvitjes së tij.
Lajmi është konfirmuar nga klubi gjerman në të cilin ai luan, Hoffemheim, përmes një komunikate zyrtare.
“Mërgim Berisha lëndoi gjurin gjatë stërvitjes dhe për këtë arsye e ndërpreu më herët stërvitjen. Në ditët në vijim do të bëhen kontrollime më të detajuara”, ka njoftuar klubi gjerman.
Gjatë një bisede me vajzat Vesa ka treguar se ka qenë shtatzënë dhe e ka humbur fëmijën me Mërgimin vetëm dy javë pasi ata ishin ndarë, ndërsa shtoi që prindërit e saj nuk e dinë akoma.
“Dy javë pasi jam ndarë kam shkuar në Itali për festën e beqarisë së shoqës time dhe kam ngrënë diçka që kisha alergji. Më dërguan në spital dhe doktorët më kanë pyetur a je shtatzënë, unë u kam thënë që s’jam, pas një kohe kam pasur gjakderdhje. Nuk e dinë as nëna, as babi. Aty e kam ditur see kam pasë shumë gjakderdhje”, tha ajo.