Aplikacion
Grupi “Wagner”, një milici private e drejtuar nga një prej aleatëve më të ngushtë të Presidentit Putin dhe që vepron si një degë e shtetit, fluturoi me mercenarë nga Afrika pesë javë më parë në një mision për të prerë kokën e qeverisë së Zelenskyt në këmbim të një bonusi financiar.
Informacioni në lidhje me misionin e tyre arriti në qeverinë ukrainase të shtunën në mëngjes dhe disa orë më vonë Kievi shpalli një shtetrrethim 36-orësh “të vështirë” për të fshirë qytetin nga diversantët rusë, duke paralajmëruar civilët se ata do të shiheshin si agjentë të Kremlinit dhe rrezikonin të “likuidoheshin” nëse dilnin jashtë.