zoom

Aktualitet

“The Sun”: Lufta e egër e bandave shqiptare, hakmarrja si traditë dhe rrëfimi i një prokurori

Tabloidi britanik “The Sun” i ka kushtuar në artikull të detajuar bandave shqiptare të drogës, të lidhura me Mbretërinë e Bashkuar, që në disa raste përfundojnë edhe me vrasje, duke treguar arsyen “pse kartelet janë kaq të pamëshirshme”.

Vëmendje edhe tërheqjes të të rinjve “kimistë” apo punëtorë me emigracion ilegal e gomone pëe fermat dhe shtëpitë e barit. Por jo vetëm kaq.

Drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi, në një intervistë për tabloidin britanik thotë ndër të tjera se “në Shqipëri ka një traditë, hakmarrja”.

“Problemi është se në Shqipëri hakmarrja është traditë, kështu që nuk mund të parashikojmë se çfarë do të ndodhë” ,tha ai.

“Vjedhja e 50 kilogramëve kokainë në Angli shkaktoi një sërë sulmesh hakmarrëse në Shqipëri, duke përfshirë tre persona që u qëlluan në Range Rover me AK-47.

Dhe një tregtar i dënuar për vrasjen e një rivali në Southampton është qëlluar për vdekje brenda një burgu të sigurisë së lartë në Shqipëri. Një vrasje për hakmarrje. Ndërkohë që po hetohet një tjetër vrasje e një shqiptari në Londër”, shkruan “The Sun”.

Ata ruanin për të parë se kush do ta merrte – dhe pasi e mësuan se cila familje qëndronte pas vjedhjes, filluan vrasjet. Menjëherë pas kësaj, Endrit Alibej, 34 vjeç, po largohej me makinë nga një darkë familjare në Elbasan me dajën e tij Arben Dylgjeri, 56 vjeç dhe një bashkëpunëtor turk. Ndërsa ata ngadalësuan tenjë rrethrrotullim, një person i armatosur me një AK-47 goditi automjetin dhe duke vrarë të tre personat që ndodheshin në të.

Familja e Alibej nuk humbi kohë për t’u hakmarrë dhe vrasjet vazhduan për dy vite, duke marrë gjithsej tetë jetë.

“Këto mosmarrëveshje mes bandave janë krijuar në Angli, por hakmarrja ndodh në vendin tonë. Kur u bëra kryeprokuror, qëllimi im ishte të sfidoja ato banda, gjë që ne e kemi bërë. Kjo do të thotë që unë tani shoqërohem në çdo minutë të jetës sime nga një eskortë speciale nga policia e shtetit, e cila ju tregon se në çfarë lloj rreziku jam. Por ia ka vlejtur”, shprehet Ajazi.

Duke dhënë statistika, tabloidi shkruan se falë punës së policisë së shtetit dhe të SPAK, shkalla e vrasjeve të lidhura me bandat lokale në qytetin e Elbasanit ka rënë.

Në shkrimin e “TheSun” thuhet gjithashtu se policia po i godet anëtarët e grupeve kriminale dhe trafikantët aty ku u dhemb më shumë, tek xhepat e tyre. Duke pasur parasysh kështu sekuestrimin e automjeteve luksoze të cilat policia e shtetit po i përdor tashmë për patrullim.

Një rast tjetër është ai kur në vitin 2013, tregtari shqiptar i drogës Arben Lleshi, 27 vjeç, u burgos me burgim të përjetshëm në Winchester Crown Court për vrasjen e një rivali në Southampton dhe djegien e trupit të tij. Ai u ekstradua për të vuajtur dënimin në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit.

Në fund të vitit të kaluar, banda e viktimës së tij filloi të planifikonte hakmarrjen. Ata shpenzuan rreth një milion euro për t’i dhënë ryshfet zyrtarëve të burgut për të futur armë në burg dhe për të paguar një vrasës me pagesë. Arma iu dorëzua vrasësit në mes të nëntorit dhe ai e mbajti të fshehur për tre javë para se të shkonte në qelinë e Lleshit dhjetë ditë para Krishtlindjeve.

“Ai e ftoi atë njeri për të folur. Ai tha: ‘A mund të bëjmë një bisedë?”, Dhe në këtë moment, nxori armën dhe e qëlloi dhe e vrau”, sqaron prokurori. E gjithë struktura komanduese e burgut është arrestuar, 12 oficerë gjithsej, me dyshimin për marrje ryshfeti. /ZOOM.AL/