Aplikacion
“Kurrë nuk e kisha parë një gjë të tillë”, thotë 76-vjeçari Carlos Perdigao, teksa hedh vështrimin nga shtëpitë e shkatërruara prej guri të Vilarit, të gëlltitura nga ujërat e lumit nga lumi Zezere kur u krijua diga në 1954.
Carlos Pedigao, banor i zonës: Për 30 vjet kam peshkuar në këtë zonë, kjo që shohim tani s`ka ndodhur asnjëherë. Është shumë shqetësuese për ne, jashtëzakonisht shqetësuese.
Toka e tharë dhe e plasaritur është dëshmia më e fortë e thatësirës së gjatë që ka pllakosur zonën, e që ka goditur edhe Spanjën fqinje.
Metereologët vendas thonë se ky ishte janari i dytë më i thatë i regjistruar ndonjëherë që nga viti 2000.
Kjo lloj thatësire është e pazakontë pikërisht për shkak të “intensitetit, shkallës dhe kohëzgjatjes së saj”, thotë shkencëtari i klimës Ricardo Deus i agjencisë portugeze të meteorologjisë IPMA.
Nga 55 digat e Portugalisë, 24 mbajnë vetëm gjysmën e kapacitetit të tyre ujor dhe pesë janë nën 20 për qind të kapacitetit, sipas shërbimit të vëzhgimit të Tokës të Bashkimit Europian, Copernicus.
Edhe Spanja ka vuajtur këto katër muajt e fundit nga mungesa e reshjeve, e këtë situatë po e vuajnë sidomos rezervuaret e ujit në Andaluzi e Katalonjë.
Policia në kaos, bandat në pushtet. Për çfarë i duhet posti Ministrit të Brendshëm?