zoom

Të gjitha

E dashura sekrete e Roman Abramovich

Roman Abramovich një oligark rus i sanksionuar nga SHBA dhe e aleatët e tij për lidhjet e ngushta me presidentin rus, Vladimir Putin pas kësaj fsheh edhe një jetë private.

Miliarderi Abramovich ka nënshtetësi të izraelite dhe portugeze. Ai është pronar i kompanisë së investimeve Millhouse LLC, e njohur më gjerësisht si Chelsea , një klub futbolli në Premier League.

Sanksionet e vendosura do të kufizojnë shitjen e klubit të tij dhe gjithashtu Chelsea nuk mund të shesë biletat e ndeshjes. Klubi nuk mund të blejë apo shesë më lojtarë dhe dyqani i tij  është gjithashtu i mbyllur.

Roman mbetet një nga njerëzit më të diskutuar në internet me thashethemet që qarkullojnë se momentalisht po takohet me aktoren Alexandra Karendyuk. Si të tillë, njerëzit po bëhen kureshtarë të dinë se kush është Alexandra Karendyuk dhe nga është prejardhja e saj.

Alexandra Karendyuk, e dashura e re e përfolur e Abramovich besohet të jetë një aktore ruse me prejardhje ukrainase. Ka shumë pak informacione në dispozicion në lidhje me të pasi nuk ka asnjë profil publik në rrjetet sociale.

Roman Abramovich u martua dhe u divorcua tri herë. Ai u martua me Olga Yurevna Lysova kur sapo filloi karrierën e tij në vitin 1987. Megjithatë, lidhja zgjati vetëm për tre vjet dhe çifti paraqiti kërkesën për divorc në vitin 1990. Ata nuk kishin fëmijë së bashku./L.K

/Zoom.al