zoom

Të gjitha

Kanye West ndahet nga e dashura ?!

Reperi amerikan Kanye West dhe  e dashura e tij Chaney Jones thuhet se janë ndarë. Ndarja erdhi menjëherë pasi një burim i afërt me të thotë për median rozë Page Six se marrëdhënia e tyre u bë “e paqëndrueshme” pasi u kthyen në shtëpi nga pushimet në Tokio në maj.

Thashethemet e ndarjes së ciftit lindën pasi Kanye u pa nën shoqërinë e modeles Monica Corgan.Ai dhe modelja ishin në kinema së bashku për të parë filmin Top Gun: Maverick. Chaney Jones   me sa duket ka fshirë të gjitha fotot nga Instagrami i saj që kishte me reperin.

Reperi filloi një romancë me  Jones në muajin  shkurt, kur u fotografuan duke bërë blerje së bashku në Miami. Më vonë atë muaj ajo zbuloi  se kishte bërë një tatuazh  të emrit të reperit në kyçin e saj të majtë për të gdhendur dashurinë e saj për këngëtarin në trupin e saj ,një romancë që mesa duket nuk ishte destinuar të zgjaste./L.K

/Zoom.al