Aplikacion
Në ditët e fundit, Ilnisa është rikthyer aktive në rrjetet sociale me postime me përmbajtje dashurie.
Në disa foto, ajo shfaqet e rrethuar me tullumbace me zemra, lule në duar, çokollata, dhe një arush.
Pas këtij postimi, u aludua se personi që qëndronte pas këtyre dhuratave për Ilnisën ishte ish-burri i këngëtares Drenusha Latifi, Atilla.
Por më pas, vetë Ilnisa ka mohuar thashethemet, duke deklaruar se nuk e di nga kanë dalë këto fjalë.
Sipas Panorama-s, i dashuri i Ilnisës nuk është një personazh publik dhe pak dihet rreth jetës së tij.
Të dy ata kanë vendosur që këtë marrëdhënie ta shijojnë në privatësi me njëri-tjetrin./ Zoom.al